Prenga debuton me sukses: Ishte fati i “budallait”, Tirana dominoi

15 Dhjetor 2018
16:27
back button

Trajneri i ri i Laçit, Besnik Prenga, e ka fituar ndeshjen e parë si trajner në Kategorinë Superiore, duke marrë 3 pikë të arta ndaj Tiranës. Megjithatë, për "Gol pas goli" në Supersport Prenga e pranon se fitorja ishte me fat dhe e vendosur edhe nga portieri Selmani.

Ndryshimi në krahasim me ndeshjen e shkuar: "Nuk ndryshova ndonjë gjë të madhe, ndoshta vetëm fakti që e nisëm vrullshëm. Jam i kënaqur me 20 minutat e parë, ndërsa më pas gjithçka foli për Tiranën. Një ekip serioz, që reagoi shumë mirë pas 2-0 dhe na ndihmoi portieri, që ishte lojtari i ndeshjes. Fituam me fat, por treguam dëshirë dhe karakter, këto më kthyen te Laçi. Me dëshirën që skuadra luajti sot, është e pamundur që kjo Tiranë, me kaq lojtarë të mirë dhe me ndryshimet e modulit që bëri Mema, të na mundte, por e pranoj që na ndihmoi Zoti dhe patëm shumë fat, përveçse një portier të shkëlqyer.

Merkato? "Kam thënë që do flasim pas mbylljes së vitit, nuk mund ta demoralizoj ekipin, që më kënaq plotësisht për karakterin dhe dëshirën që tregon në fushë. Të mbarojmë edhe ndeshjen tjetër, pastaj flasim për merkaton e të tjerat".

Stërvitja në bar artificial, problem? "Kërkesa për presidentin, që kur kam ardhur, ka qenë që të stërvitemi në fushë me bar natyral, jo artificial. Nuk e konceptoj dot stërvitjen në bar artificial. Jam i kënaqur me impenjimin e skuadrës, kemi bërë stërvitje dy ditë së bashku dhe na duhet kohë. Sot pata fatin e budallait, si i thonë në këto raste, të shohim si do vazhdojmë më tej, ishalla na ecën".

Ndërrimet: "Tirana dominoi, ndaj më duheshin lojtarë të freskët, por nuk bëra ndërrime, përveç një zëvendësimi të detyruar. Lojtarët e stolit duhet ta kuptojnë se duhet ta fitojnë vendin në formacion, por edhe besimin për t'u futur nga stoli".

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit