Prengën nuk e kënaq fitorja ndaj Partizanit: S’marr vesh nga llogaritë!

17 Shkurt 2019
16:15
back button

Laçi arriti të marrë një fitore të rëndësishme ndaj Partizanit me një gol të shënuar me penallti, gjë që ngjalli shumë debat. Për këtë ndeshje u ndal të flasë për "Supersport" trajneri i kurbinasve, Besnik Prenga i cili u shpreh si më poshtë:

Çfarë ndodhi me skuadrën pas ecurisë negative?

Në radhë të parë uroj lojtarët e mi, për fitoren, për shpirtin në fushë. Ishte një ndeshje që nuk kishte shumë cilësi, por kjo na u përshtat ne, jam i kënaqur me fitoren.

A ishte objektivi për t’i prishur lojën Partizanit?
Ne ishim për të bërë lojën tonë. Megjithatë kundra ekipit të parë, nuk hoqëm dorë nga kjo. Goli në fillim na krijoi mundësinë për t’u vendosur më mirë në fushë.

Çfarë mungoi në dy ndeshjet më para?

Nëse ekipi ekziston vetëm nëpërmjet motivimit, atëherë ne trajnerët s’po bëjmë asgjë. Do doja ta fitonim me lojë të bindshme dhe të bukur. Por, kushtet, fusha dhe kundërshtari nuk na lejonin. Do dëshiroja të jepnim më shumë futboll. Jam i kënaqur nga fitorja por jo nga loja. Me këtë nuk kemi asgjë të sigurt në vijim.

Më e mira e grupit?

Nuk mendoj fare se kur do jemi më mirë. Mendoj se përditë do jemi më mirë. Me djemtë kam punuar shumë, nuk e di a do i japë kjo gjë frytet e punës sime. Nuk e di nëse lojtarët e kanë këtë kualitet për të treguar këtë gjë. Ne duhet të luftojmë më shumë, duhet ta shohim në ndeshjen tjetër.

Keni fituar ndeshjen me penallti-faull, a ishte ndeshje me llogari nga të dyja klubet, duke parë rezultatet e djeshme?

Nuk marr vesh nga këto gjëra. Shqetësimi im është që s’po prodhojnë lojë. Nuk merrem me arbitrat, arbitrat një herë na i marrin e një herë na i japin. Edhe në Durrës u fol për një gjë të tillë. Me gabimet nuk merrem unë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit