Prepaskena me Chiellini: Doja të largohesha nga Juvja në dy raste!

5 Qershor 2020
22:27
Eraldo Harlicaj
back button

Kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini, ka folur për kohën kur ishte në dilema për të ardhmen e tij. Ai donte të linte Juventusin për Real Madridin dhe Man chester City-n.

“Isha duke lënë Juventusin në dy raste, në 2010 dhe 2011. Po mendoja që të largohesha. Në rastin e parë isha afër Real Madridit, dhe në rastin e dytë isha afër Manchester City-t. Isha shumë afër largimit drejt Spanjës.

“Agjenti im po fliste me Real Madridin, por Mourinho sapo kishte zbarkuar në Bernabeu dhe mori Ricardo Carvalhon para meje. Juventusi ishte i lumtur që më mbajti mua. Marotta sapo kishte zbarkuar në Torino. Në rastin e dytë kam takuar përfaqësuesit e Manchester City-t në Milano, por nuk u arrit asgjë në fund”, – tha Chiellini.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit