“Pres më shumë nga ai”, Mou për yllin e Roma-s: Ka gjithçka për t’ia dalë

22 Janar 2022
22:04
Denis Hakanaj
back button

Jose Mourinho pret më shumë nga Tammy Abraham.

“Nuk po luan keq në sezonin e tij të parë në Serinë A. Shifrat janë aty dhe nuk përfshijnë penalltitë dhe shumë shtyllat që mund të ishin kthyer në më shumë gola”, ka thënë Mourinho në prag të ndeshjes me Empoli-n.

“Të them të drejtën, unë pres më shumë, ka hapësira për t’u përmirësuar. Jo vetëm për sa u takon shifrave, por edhe në cilësi. Gjithsesi, jemi të gjithë bashkë dhe shpresojmë që rritja e individuale të vijë me rritjen e skuadrës”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit