“Pres më shumë, Ronaldo s’është si te Reali”, – kritikat e para për portugezin

10 Tetor 2019
11:20
Eraldo Harlicaj

Kritikat e para te Juventusi për Cristiano Ronaldon ka guxuar t’i bëjë Pietro Anastasi. Ish-sulmuesi i Juventusit ka fituar dhe kampionatin europian me Italianë në vitin 1968. Ai ka analizuar Seria A për Gazzetta dello Sport dhe ka folur në veçanti për Cristiano Ronaldon. 

“Besoj se Ronaldo mund të japë më shumë se sa ka dhënë këtë sezon, nga një lojtar si ai pritet gjithmonë diçka më shumë. Ai duhet të bëjë diferencën me golat dhe lojën e tij. 

“Portugezi nuk është ende ai lojtari efikas dhe i rrezikshëm siç ka qenë kur ishte pjesë e Real Madridit“, – the ish-lojtari i Juves. Ronaldo po luan shumë mirë, por goli po i mungon. Vitet në shpatulla kanë filluar të peshojnë dhe për 5 herë fituesin e topit të artë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit