“Pres një lamtumirë speciale”, Klopp: Është një legjendë e Liverpool-it

20 Maj 2022
15:36
Denis Hakanaj
back button

Po afrohet gjithmonë e më shumë momenti i lamtumirës së Divock Origi-t nga Liverpool-i, skuadra me të cilën ka luajtur që nga 2015-ta dhe me të cilën ka fituar një Premier League, një Kupë të Anglisë, një Kupë të Ligës, një Champions League, një Superkupë UEFA dhe një Botëror për klube. Për të ardhmen e tij ka folur vetë Klopp para ndeshjes së fundit të kampionatit kundër Wolves.

“Pres që Divock të marrë një lamtumirë speciale. Për mua do të mbetet gjithmonë një legjendë e Liverpool-it dhe ka qenë një gëzim i vërtetë të ounoj me të”, ka thënë Klopp për Origi-n.

Klopp është ndalur edhe te rëndësia e madhe që ka patur Origi në karrierën e tij te Liverpool-i: “Ai është një nga lojtarët më të rëndësishëm që kam patur ndonjëherë. Kudo që të shkojë do të ketë sukses, jam 100% i sigurt. Të gjithë e adhurojnë”.

Në fakt, Origi ka shënuar disa gola të rëndësishëm për fitoren e Champions League 2018/19, mes të cilëve dy në gjysmëfinalen kundër Barcelona-s dhe një në finalen e madhe kundër Tottenham-it.

Në fund, Klopp ka folur për momentin në të cilin Anfield do të përshëndesë Origi-n në ndeshjen e tij të fundit: “Do të jetë një moment i vështirë kur të largohet. Është një legjendë e Liverpool-it, pa dyshim”.

Të Kuqtë do të duhet të fitojnë patjetër kundër Wolves në javën e fundit të Premier League dhe të shpresojnë që Aston Villa të ndalë City-n.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit