“Pres që Khabib të mbajë fjalën dhe të duelojë në këtë event”

16 Korrik 2020
12:32
Telesport
back button

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka konfirmuar sot se në eventin UFC-253, që zhvillohet më 19 shtator në Abu Dhabi, do të duelojë edhe Khabib Nurmagomedov. Rusi është kampioni i botës në peshën e lehtë dhe në këtë event do të përballet me Justin Gaethje, ku do të mbrojë titullin.

Khabib, pak ditë më parë humbi babain dhe trajnerin e tij, Abdulmanap Nurmagomedov, që u nda nga jeta si pasojë e komplikacioneve shëndetësore, ndërkohë që më herët u infektua nga koronavirus. White shpreson që kjo ngjarje e rëndë që i ndodhi Khabib të mos i ndryshojë planet e tij dhe ta shtyjë rikthimin në kafaz.

Pres të bisedoj me Khabib për të ardhmen, por deri në momentin që flasim ai është ende i planifikuar për të dueluar në UFC-253. Nuk e kam shqetësuar, pres të jetë ai i pari që të më shkruajë, kur të jetë gati. Në fakt, dua të di se çfarë do të bëjë, por pres që të duelojë në shtator”, tha Dana White.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit