Presidenti “bën dalje” Balotellin: Mund të largohet falas në janar…

2 Dhjetor 2019
9:25
Alfred Lleshi
back button

E ardhmja e Mario Balotellit është gjithnjë e më shumë pezull dhe hipoteza e një shitjeje në janar po rritet. Brescia po përjeton një moment të vështirë, ndërsa sulmuesi ka mundësinë të largohet nga klubi i Serie a falas, në janar. Këtë e konfirmoi presidenti Massimo Cellino, i cili tha për mikrofonët e “Le Iene” se shpreson që SuperMario të vendosë të qëndrojë në Brescia, sidoqoftë: 

“Mario është i trishtuar, sepse nuk po mundet ta shprehë veten. Të luajë në Serie A për të shpëtuar veten është një sakrificë e madhe, mbase mendoi se ishte më e thjeshtë. Në janar është i lirë të largohet falas. Tani për tani, ai duhet të zgjedhë rrugën për më lart, ose më poshtë. Ai duhet të bindë veten. Unë nuk dua që të largohet, gjithsesi”.

Presidenti i Brescia ka komentuar edhe deklaratat e tij, që kanë shkaktuar kaq shumë diskutime mbi ngjyrën e lëkurës së Balotellit: “Doja të luaja me fjalët, por e teprova. Racist? Unë jam katolik, nuk mund të jem i tillë. U keqkuptua ajo që kam dashur të them. Nuk kam dashur ta ofendoj atë. Kur shakaja ime u vendos në atë kontekst, u shqetësova më shumë për Mario sesa çdo gjë tjetër. Fjalia ime u keqshfrytëzua”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit