Presidenti i Bayern shpjegon lotët për Robben & Ribery

18 Maj 2019
21:27
back button

Një Uli Hoeness shumë i emocionuar ka folur për mikrofonat e Sky Sport pas ndeshjes së fundit në kampionat të Bayern Munich, që i dha titullin kampion pas fitores 5-1 ndaj Frankfurt. 

Për kampionatin: “Pas shumë vitesh, një kampionat që vendoset në javën e fundit. Duhet t’i jap komplimentet e mia skuadrës, ajo ka zhvilluar një ndeshje të përsosur. Sot mund të kishim shënuar 10 gola pa probleme.”

Për Ribery: “Patjetër që zëvendësimi ishte emocional, por më shumë më ka prekur goli i tij. Që do të shënonte një gol aq të mrekullueshëm në një ditë të tillë, nuk i mbajta dot lotët. Jam gëzuar shumë për të.”

Për Robben: “Ai sot ka luajtur si i çmendur. Mu duk sikur ishte një i ri plot uri duke luajtur me ekipin e tretë, ishte gjithmonë ku ishte topi. Më ka pëlqyer shumë.”

Për Kovac: “Nuk kam marrë pjesë në këto diskutime dhe nuk do të marr pjesë as sot.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit