Presidenti i Bayernit del hapur: Duam që këto dy lojtarë ta mbyllin karrierën te ne

24 Janar 2022
13:21
Alfred Lleshi
back button

Në shtëpinë e Bayern Munich po diskutohet prej ditësh për rinovimin e Niklas Süle, por edhe për raste të tjera “të mprehta”. Presidenti Herbert Hainer foli për “Sport Bild” në lidhje me këtë: “Ne bëmë një ofertë, tani i takon atij të vendosë nëse do ta pranojë apo jo. Natyrisht, ne do t’i japim atij një periudhë kohore për përgjigjen, sepse pastaj duhet të veprojmë në përputhje me rrethanat”.

Rinovimi i Neuer: “Unë besoj fuqimisht se Manuel do ta mbyllë karrierën e tij te Bayern Munich. Ai me siguri mund të luajë edhe për disa vite në nivele të larta. Për mua është ende portieri më i mirë në botë dhe do të isha i lumtur të njoftoja zgjerimin e marrëveshjes”.

Afati 2023 për Lewandowski: “Drejtori ynë sportiv është në kontakt të vazhdueshëm me lojtarët. Kemi ende pak kohë në këtë rast, Lewa ka kontratë deri në qershor të vitit 2023. Siç thashë, do të isha i lumtur nëse ai do ta mbyllte karrierën me ne”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit