Presidenti i Cagliari-t zbulon telefonatën e çmendur me Allegri-n

30 Maj 2020
18:32
Denis Hakanaj
back button

Pas eksperiencës pozitive tek Juventus, Massimiliano Allegri vendosi të qëndronte një vit pushim për të kuptuar se çfarë do të bënte në të ardhmen.

Në këtë sezon, ish-trajneri i Cagliari-t dhe Milan-it ka bërë spektatorin, në pritje të telefonatës së duhur. Mes këtyre telefonatave ka qenë edhe ajo e klubit sard, që në fundin e janarit të kaluar ka menduar pikërisht për trajnerin livronez.

Me rastin e 100 vjetorit të Cagliari-t, presidenti Giulini ka folur për tentativën e bërë për Allegri-n dhe për  të ardhmen e këtij të fundit:

“Kam bërë një telefonatë pak të çmendur në fundin e janarit për t’i ofruar stolin tonë, duke e ditur se do të ishte e pamundur”, ka thënë Giulini për Sky Sports.

“Massimiliano më ka thënë se aventura e tij e ardhshme do të jetë jashtë Italisë, edhe pse ishte i tërhequr nga propozimi i Cagliari-t në vitin e 100-vjetorit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit