Presidenti i Dortmund blindon talentin: Këtu edhe sezonin tjetër

2 Prill 2019
18:45
Telesport
back button

Presidenti i Borussia Dortmund, Hans Joachim Watzke, ka konfirmuar sot për “Eurosport” se talenti 19-vjeçar anglez Jadon Sancho nuk do të largohet nga skuadra në fund të këtij sezoni. Sancho po shkëlqen këtë sezon me skuadrën e Dortmund, duke tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave “big” në Europë, kryesisht në Angli.

Gjithsesi, Watzke tha se do të mbajë sulmuesin, duke refuzuar çdo ofertë që do të vijë për lojtarin. “Nuk do ta shesim. Kjo deklaratë është zyrtare. Të gjithë duhet ta mësojnë se Jadon sezonin tjetër do të luajë me Borussia Dortmund”, tha presidenti Watzke.

Për Sancho është përfolur se Manchester United është gati të paguajë deri në 100 milionë euro për ta sjellë në Premier League. Lojtari ka dalë nga ekipet e moshave të Manchester City, por prej dy sezonesh ndodhet në Gjermani, ku po shkëlqen me Dortmund.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit