Presidenti i habit të gjithë: Ai është trajneri që duam te Barcelona

16 Maj 2019
15:12
Alfred Lleshi
back button

Josep Maria Bartomeu ka marrë pjesë në prezantimin e librit "Kubala", ku është pyetur për çështjet aktuale të Barcelonës. Presidenti i skuadrës katalanase ka shmangur çdo pyetje në lidhje me Griezmann, por ka qenë i qartë mbi të ardhmen e trajnerit Ernesto Valverde. Fillimisht u ndal te finalja e Kupës së Mbretit: 

"Objektivi kryesor është titulli në La Liga, pastaj duam Kupën dhe Ligën e Kampionëve. Ka qenë një sezon i madh, titullin e kemi siguruar ditë më parë. Natyrisht, të gjithë duam edhe më shumë. Tani vjen finalja e Kupës, në të cilën mbërrijmë pas një humbjeje të dhimbshme. Duhet ringjallur guximi, ëndrrat, dëshirat për të fituar kundër Valencias, që është duke zhvilluar një sezon të mirë".

Sa i takon fatit të Valverde në stolin e Barcelonës, presidenti shtoi: "Planifikimi për sezonin e ardhshëm është në zhvillim prej disa kohësh. Ka lojtarë, me të cilët kemi nënshkruar dhe do të flasim, pasi të luajmë finale e Kupës. Valverde e ka thënë vetë se ka mbështetjen e presidentit dhe të bordit drejtues të klubit. Ai është trajneri që duam, ky është një projekt afatmesëm dhe afatgjatë. Valverde ka një kontratë dhe jemi shumë të kënaqur me të. Tani kemi shqetësim lojtarët, që duhet ta marrin veten sa më parë nga goditja që morën në humbjen ndaj Liverpool".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit