Presidenti i Interit: Messi nuk ka qenë kurrë objektivi ynë

17 Shtator 2020
11:31
Alfred Lleshi
back button

Në fund të një “telenovela botërore”, Lionel Messi mbeti te Barcelona, ​​të paktën deri në skadimin e kontratës aktuale, më 30 qershor 2021. Numri një i Interit, Steven Zhang, pranoi se argjentinasi nuk ka qenë kurrë një objektiv real i tyre në merkato:

“Jo, një investim i tillë nuk mund të jetë pjesë e projektit tonë. Të paktën jo në këtë moment. Inovacioni, planifikimi, rritja e vazhdueshme, stabiliteti ekonomik janë gurët e themelit tonë. Duke ndjekur këtë rrugë, e cila përfshin planifikim afatgjatë, ne do të arrijmë rezultatet dhe qëllimet e planifikuara. Ne do ta rikthejmë Interin aty ku e ka vendin, qoftë në nivelet kombëtare, edhe ato ndërkombëtare”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit