Presidenti i IOC, Thomas Bach nga Tirana: Sporti në Shqipëri ka bërë progres

13 Qershor 2022
7:00
Telesport
back button

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach, ka vizituar për herë të parë Shqipërinë, ku ka marrë pjesë në inaugurimin e zyrave të reja të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH). Ai ka zhvilluar disa takime me krerët e shtetit shqiptar, Bashkisë së Tiranës dhe KOKSH, duke qenë i pranishëm edhe në një event të zhvilluar në sallën e lojërave “Feti Borova”, pranë Parkut Olimpik.

Është kënaqësi të jem në Shqipëri. Jemi shumë të emocionuar të shikojmë progresin që po bën sporti në Shqipëri në krahasim me të shkuarën. Jemi besimplotë se shqiptarët mund të kenë përpara një të ardhme të ndritur. Shumë respekt për përgjegjësinë mes qeverisë dhe kryeministrit. Jam i lumtur të jem këtu dhe të shoh sportin në Shqipëri të ecë në këtë mënyrë”, tha Thomas Bach për mediat.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit