Presidenti i klubit shqiptar: Ja kur merret vendimi për rinisjen e futbollit!

6 Maj 2020
18:54
Telesport
back button

Futbolli në Shqipëri prej dy muajsh ka ndaluar por ende nuk dihet fati i tij. Qeveria thotë se do të prononcohet ndoshta në datën 11-12 maj, por presidenti i klubit Apolonia, Koço Kokëdhima, në lidhje “Skype” me emisionin Studio Sprint në ABC Neës, ka zbuluar:

“Komuniteti i futbollit nuk është ndjerë i lumtur me qëndrimet e Qeverisë. Kemi përshtypjen se Qeveria nuk bisedon me futbollin dhe ky nuk është komunitet i vogël”.

“Vetëm brenda industrisë së futbollit, janë të angazhuar 20 mijë shqiptarë: Sportistë dhe trajnerë të Shqipërisë. Ky komunitet ka pritshmëri të lartë që Qeveria jo vetëm ta përfaqësojë, por të përmbushë dhe përgjegjësitë e saj”.

“Është thënë se nesër Qeveria do të shqyrtojë kërkesën e përsëritur të FSHF-së, për të caktuar datat e fillimit të kampionatit. Edhe Turqia ka caktuar datën e fillimit të kampionatit. Edhe Italia ka filluar stërvitjen. Sot Merkel caktoi datën e fillimit të futbollit në Gjermani. Është një gjë shumë themelore për ne që të caktohen datat”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit