Presidenti i La Liga-s, kundër CAS për faljen e Manchester City

13 Korrik 2020
15:20
Alfred Lleshi

Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas, ka mbetur i befasuar nga vendimi i CAS për t’ia hequr Manchester City pezullimin 2-vjeçar nga kompeticionet europiane. Po kështu, dënimi tjetër i UEFA-s me gjobë u ul nga 30 milionë euro në 10 milionë euro. Ne duhet të rivlerësojmë nëse CAS është organi i duhur për të apeluar vendimet institucionale në futboll. Zvicra është vend me një histori të madhe të arbitrazhit, por CAS nuk është në standard, nuk po e bën punën si duhet”, – shpjegoi Tebas.  Ky është pozicioni i presidentit të La Liga-s karshi klubit të Pep Guardiolës, pronari i të cilit është akuzuar në shumë raste për shkeljen e “fair play financiar”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit