Presidenti i Lyon: Juventusi i futi frikën arbitrit me presion!

9 Gusht 2020
20:12
Eraldo Harlicaj
back button

“Nga pankina ata ushtruan presion të jashtëzakonshëm ndaj gjyqtarit”. Presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas, në kolonat e gazetës Le Progrès foli për atmosferën e ndeshjes së luajtur në Torino kundër Juventus, e cila i kushtoi bardhezinjve eliminimin nga kampionët e Italisë dhe Maurizio Sarri në pankinë.

“Ishte e tmerrshme – tha Aulas, duke iu referuar stafit të Juve – Duket se Juventus nuk mund të humbasë, nuk ishte e mundur. Por gjyqtari ishte shumë i mirë. Arriti ta mbajë tërbimin e stolit italian.

“Ne po pyesnim se si mund të dilnim prej saj”. Lyon u mund nga Juventusi 2-1 por në sajë të golit të ndeshjes së vajtjes arriti të kualifikohet. Një disfatë që djeg shumë në kampin italian.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit