Presidenti i Milanit kundër kalendarit: 2 ndeshje në 3 ditë? E papërballueshme!

29 Maj 2020
9:48
Alfred Lleshi
back button

Futbolli italian fillon përsëri. Rinisja vlen për Serie A, Serie B dhe Kupën e Italisë, edhe pse datat e kësaj të fundit nuk janë përcaktuar ende. Ministri Spadafora flet për javën që i paraprin kthimit të Serie A, 13 deri më 17 qershor, por ky variant nuk përkrahet aspak nga Milani.

Për t’i shprehur pakënaqësitë mendon presidenti kuqezi, Paolo Scaroni, i cili në një deklaratë për ANSA demonstron të gjithë skepticizmin e tij për projektin e Kupës së Italisë: gjysmëfinalet më 13 dhe 14 qershor, finalja më 17 qershor. Të gjitha brenda disa ditësh:

“Ne e kuptojmë vlerën e rifillimit të garave, por duam të jemi në gjendje t’u ofrojmë lojra cilësore tifozëve, pas muajsh bllokim. Nga pikëpamja sportive e shohim tejet të diskutueshëm caktimin e një trofeu të rëndësishëm si Kupa e Italisë me dy ndeshje në tri ditë dhe me ekipet në fushë pas më shumë tre muajsh pushim”.

Ndeshjet në fjalë, më në detaje janë: gjysmëfinalja e kthimit mes Napolit dhe Interit dhe Juventusit e Milanit, përveç finales, e cila, si prej disa vitesh tashmë, është planifikuar në “Olimpico” të Romës.

Nëse Napoli dhe Interi rifillojnë nga rezultati 1-0 për blutë në “San Siro”, situata e Milanit është më e ndërlikuar. Kuqezinjtë kanë barazuar 1-1 në gjysmëfinalen e parë dhe do të shkojnë në “Allianz Stadium” pa Ibrahimovic (i dëmtuar), Castillejo dhe Theo Hernandez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit