Presidenti i Mundjes jep alarmin: Sporti në Shqipëri, në kufijtë e ekzistencës

8 Qershor 2020
11:33
Alfred Lleshi
back button

Presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Martin Biba, ka akuzuar qeverinë shqiptare se nuk po bën asgjë për ta ndiohmuar sportin në këtë sitiuatë të vështirë pandemie të Covid-19. Ai ngre alarmin se të merresh me sport në vendin tonë po bëhet dita-ditës dicka e pamundur, referuar kushteve financiare: “Kur drejton me ekip të përkushtuar, rezutatet vijnë. Sporti në vendin tonë dita-ditës po kthehet pothuajse një pamundësi. Shumë fëmijë, të rinj e të rritur, që me pasion dhe disiplinë të rreptë stërviten nga trajnerë gjithashtu të apasionuar, si në mundje e sporte të tjera, gjendet në vështirësi të mëdha.

Por, çfarë ndodh me menaxhimin e sportit në këto kohë? Në kufijtë e ekzistencës, sportistët dhe trajnerët bëjnë pjesën e tyre, ne si drejtues përpiqemi në maksimum t’iu gjindemi sa dhe si mundemi. Qeveria nuk dëgjon, çdo thirrje bie në vesh të shurdhët. Detyrë kushtetuese për të financuar e ka qeveria, por e bën këtë sa për të larë gojën. Sportistët pa siguracione, infrastruktura mizerabël, sportistët elitarë të patrajtuar siç duhet, ose të paktën në minimumin e lejueshëm. Kemi talente, sidomos në sportet individuale, por sapo arrijnë një nivel medaljesh, të gjithë dorëzohemi.

Ata kërkojnë investime për të arritur majat në përfaqësimin e vendit tonë deri në medajle eruropiane, botërore dhe pse jo, olimpike. Në USA është bërë analiza financiare; për të arritur një medaje olimpike duhet të investohen 1.2 milionë dollarë tek një sportist. Po këtu, a ka një analizë të tillë? Ne u themi kampionëve tanë: merrni medaljen njëherë, pastaj ju japim shpërblim! Paradoks. Ligji i sportit duhet të integrohet me ndryshime, së bashku me ligje të tjera si ai për tatimet etj., mirëpo, nëse dikush në qeveri nuk ka interesa personale, nuk bëhet.

Ka propagandë, fasadë dhe mungesë totale përgjegjësie. Lutja ime shkon për komunitetn e sportit, që të bëjmë gjithçka për ta ndryshuar situatën. Heshtja nuk vlen, përkudrazi dëmton më shumë. Uroj dhe besoj se mediat do t’iu kthehen analizave dhe investigimeve në mbështetje të sportistëve me fakte, argumenta e vënie përpara përgjegjësisë të kujdo që pengon zhvillimet pozitive në sport”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit