Presidenti i Olympiacos mund të ketë infektuar stafin e Arsenal me Coronavirus, anglezët dalin me njoftim!

10 Mars 2020
14:26
back button

Nga lajmet e fundit është mësuar se presidenti i klubit të Olympiacos ka rezultuar pozitiv me Coronavirus dhe kjo gjë i ka tmerruar jo pak edhe njerëzit në Londër, sidomos ata pranë klubit të Arsenal.

Kjo për arsyen sepse Olympiacos është ndeshur me Arsenal në “Fly Emirates” mbrëmjen e 27 shkurtit dhe personat që kanë pasur kontakt me Evangelos Marinakis kanë qenë të shumtë. Në lidhje me këtë situatë ka reaguar vetë klubi i Arsenalit.

“Topçinjtë” kanë shpjeguar se personat nga stafi që kanë pasur kontakt me presidentin e klubit grek nuk kanë shfaqur asnjë simptomë të Coronavirusit. Një lajm që i qetëson sadopak londinezët, por gjithsesi rreziku ekziston.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit