Presidenti i PSG thumbon Perez: “E respektoj por skam asnjë raport sepse ashtu si vepron ai…”

24 Maj 2022
18:21
Telesport
back button

Pas telenovelës për rinovimin e Kylian Mbappe në Paris Saint-Germain, presidenti Nasser Al-Khelaifi pranoi se nuk ka marrëdhënie të mira me homologun e tij të Real Madridit, Florentino Pérez, i ftohtë që nga çështja e formimit të Superligës, mbështetur nga Madrid dhe luftuar nga Parisi.

Al-Khelaifi tha për kanalin brazilian TNT Sports: “I respektoj të gjithë, por e vërteta është se nuk kam marrëdhënie të mira me të pas Superligës… Real Madrid është një klub i madh, por për Mbappen nuk kam folur kurrë me atë.

Kjo sepse Kylian është lojtari ynë, nuk kisha nevojë të flisja me askënd”, tha presidenti i PSG-se. Presidenti kujtoi se të dy ishin bashkë në fund të marsit, për sa i përket takimit mes dy klubeve në Champions League.

“I thashë se isha i gatshëm të flisja me të, por nëse është për të thënë gjëra pas shpine, nuk më intereson”, tha ai më pas për BBC. Sipas Al-Khelaifit, sjellja e Perez pas shpine ka qene e keqe dhe ka demtuar me shume futbollin.

Nderkohe, presidenti i PSG pranon dhe se per Mbappe kurre nuk ka pasur frike ta humbiste. “Jo sepse e dija qe fillimisht duhet te flisja me djalin dhe me pas te vendosnim bashkerisht. Nuk isha problem kjo gje”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit