Presidenti i Veronës: Kumbulla, lojtari i nivelit të lartë. E kemi mbyllur me Marottën…

10 Korrik 2020
15:49
Alfred Lleshi
back button

Presidenti i Hellas Verona, Maurizio Setti, dha një intervistë për mikrofonat e “Sky Sport” para ndeshjes kundër Interit, duke folur edhe për Marash Kumbulla, lojtarin e tij më të kërkuar në merkato.

A ekziston rreziku të jeni të ngopur, pasi e keni arritur tashmë shpëtimin në Serie A?
Ne nuk po shkojmë si përpara ndalesës së Covid-19. Gjithmonë ekziston dëshira për të bërë mirë, edhe nëse forcat nuk janë të njëjta, si para bllokimit, kur zhvilluam lojëra të shkëlqyera dhe rezultative.

A ju pyeti Marotta për Kumbullën?
Po, tani e kemi mbyllur (shaka). Kumbulla është një lojtar i nivelit të lartë. Ka shumë ekipe të interesuara për të. E dimë mirë atë që duam të arrijmë në këtë rast.

A do të rinovojë Juric?
Ne po flasim qetësisht, kushtet janë të gjitha atje, në tavolinën e diskutimeve. Kemi një raport shumë të sinqertë me trajnerin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit