Presidenti konfirmon kontratën me Buffon, duke cituar Supermenin

17 Qershor 2021
8:58
Alfred Lleshi
back button

“It’s a bird it’s a plane it’s…” Përmes një “cicërime” në profilin e tij zyrtar, presidenti i Parmës, Kyle Krause, konfirmon ardhjen e Gigi Buffon. Në epokën e njoftimeve në mediat sociale përmes të dhënave (xhaketa e Allegrit, postuar nga Juventusi, cigarja e Sarrit nga Lazio), edhe klubi dukal nuk dëshironte të mbetej pas. Presidenti zbuloi marrëveshjen me ish-portierin e Juventusit, duke postuar një fjali, që kujton Supermenin dhe habinë e atyre që panë shigjetën në qiell, duke menduar nëse ishte një aeroplan apo zog.

Në këtë mënyrë, presidenti i Parmës donte t’i bënte një referencë të qartë Buffonit, i cili npër më shumë se një rast kishte veshur fanellën e Supermenit nën uniformën zyrtare të ekipit. Ish-portieri i kombëtares italiane kthehet në Parma pas 20 vitesh. Me fanellën verdheblu debutoi në Serie A, duke luajtur gjashtë kampionate, për një total prej 220 ndeshjesh zyrtare, duke fituar një Kupë UEFA (sezoni 98-99), një Kupë të Italisë dhe një Superkupë të Italisë.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit