Presidenti Meta mungoi në inaugurim, i palumtur me stadiumin e ri

18 Nëntor 2019
8:54
Alfred Lleshi
back button

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka munguar në tribunën VIP të “Air Albania Stadium”, në ndeshjen ndaj Francës, ashtu sin ë inaugurimin e impaintit të ri sportive në kryeqytet. Kreu i shtetit u duk se ka dashur të shmangë kontaktin me kryeministrin Edi Rama, me të cilin janë në një luftë të ashpër politike, por nuk paskësh qenë kështu. Një shkak tjetër, sipas Presidentit, ka bërë që ai ta përcjellë ndeshjen e fundit kualifikuese për “Euro 2020” në shtëpi, në shoqërinë e maçokut të vet, “Sasha”. Përmes një postimi në Facebook, Zoti Meta ka zbuluar edhe keqardhjen e madhe të tij për stadiumin e ri, që u inaugurua mbrëmë në kryeqytet:  

“Të dashur tifozë Kuq e Zi! Sot keni shkëlqyer me entuziasmin tuaj të pandalshëm, duke treguar se tifozët më të mirë janë ata që brohorasin ekipin edhe më shumë kur është në disavantazh. Sot nuk isha dot midis jush, sepse jam i palumtur me heqjen e padrejtë të emrit të stadiumit tonë kombëtar për arsye komerciale. 

Por, kjo nuk do të thotë se nuk do të vij në të ardhmen. Pasi ne të gjithë do të themi si gjithmonë: Do të shkojmë në “Qemal Stafa!” Shpresojmë të mos dëgjojmë ndonjë iniciativë të marrë për t’i ndërruar emrin dhe vendit për arsye komerciale. Nderim për të gjithë ata që luajtën me nder me fanellën kuqezi në “Qemal Stafa” për mëse shtatë dekada!”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit