Presidenti “thumboi” trajnerin Egbo për ndërrimet, kapiteni i Tiranës e mbron

18 Shkurt 2020
14:32
back button

Barazimi ndaj Skënderbeut frenoi disi entuziazmin dhe euforinë e Tiranës që vinte nga 9 fitore radhazi (7 në kampionat dhe 2 në Kupë) teksa presidenti i klubit bardheblu, Refik Halili, thumboi pak trajnerin Egbo për zëvendësimet në pjesën e dytë…

Megjithatë, kapiteni Gentian Muça, që ishte i ftuar në “Pressing” te Abc Neës, doli në mbrojtje të trajnerit duke thënë se “ndërrimet e tij bënë që të fitonim në Shkodër!”…

Muça, që nuk luajti ndaj Skënderbeut për gjendje gripale, pranoi dhe se “nga kontigjenti Partizani mund të ketë grupin më të fortë. Kanë afruar me bujë sulmues, por shënojnë lojtarët e tjerë më shumë gola. Bylisi ka ritëm të lartë çdo ndeshje. Skënderbeu i ka hapur probleme të gjitha ekipeve. Kampionati është i paparashikueshëm. Jemi sulmi më i mirë, e thonë statistikat”.

Skënderbeu? “Nga mënyra si shkoi loja, barazimi ishte i drejtë. Provuan lotarinë dhe i doli Skënderbeu. Për meritë të tyre dhe për fajin tonë. E kishin provuar 9 ekipe të tjerë dhe e thanë edhe ata që do marrin pikë. Qëlloi që morën”.

“Tirana bën lajm më shumë kur barazon, se kur fiton. E dinim që në momentin e parë që do gabonim, do vinin këto reagime. E dinim që do flitej edhe për ndërrimet, por me ato ndërrimet e Egbo fituam në Shkodër. Është pjesë e lojës të jesh në presion. Diferencat në skuadra janë të vogla. Asnjë skuadër nuk është e lehtë të kalohet. Nuk është fundi i botës që barazuam. Më mirë që ndodhi tani, që të zgjohemi”.

“Jemi shumë të qetë, vazhdojmë punën. Kemi entuziazëm para ndeshjes. Edhe po të fitonte Kukësi., nuk do e kisha aspak problem. Është më mirë kur mbështetesh te këmbët e tua”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit