Presion klubit, portugezi kërkon transferimin te Man.United

19 Janar 2020
22:38
back button

Dukej i kryer transferimi i Bruno Fernandes nga Sporting te Manchester United, por dy ditët e fundit tratativa ka pësuar një ndalesë fatale për shkak të kërkesave ekonomike të klubit portugez.

Në këtë moment, “Djajt e Kuq” po kërkojnë të shfrytëzojnë vullnetin e vetë futbollistit për të shtyrë përpara këtë tratativë.

Sipas raportimeve të “Sky Sports”, në fakt Fernandes u ka kërkuar në çdo mënyrë drejtuesve të Sporting që të lejojnë transferimin e tij te United, duke manifestuar fuqishëm vullnetin e tij. E hëna pritet të shënojë rihapjen e tratativave mes dy klubeve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit