Prestigjiozja italiane i bën jehonë “Arena Kombëtare”, ku do të luhet Roma-Feynoord

7 Maj 2022
9:41
Alfred Lleshi
back button

“Corriere dello Sport” zbulon për italianët skenën e finales së “Conference League”. Në shkrimin e saj të sotëm, gazeta e njohur ndalet tek “Arena Kombëtare”, ku do të luhet më 25 maj finalja Roma-Feynoord:

“Gjuetia për bileta ka nisur, tifozët janë gati të çmendën për ta parë ‘live’ ndeshjen ndërmjet Romës dhe Feyenoord në Shqipëri, e cila për herë të parë do të presë një finale të një kompeticioni të madh të UEFA-s. Takimi i 25 majit do të luhet në ‘Arena Kombëtare’ të Tiranës, stadiumi i zgjedhur nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s më 3 dhjetor 2020.

Impianti u ndërtua me ndihmën e programit të asistencës HatTrick të UEFA-s në vendin e ish-stadiumit ‘Qemal Stafa’, në qendër të kryeqytetit, dhe u përurua në nëntor 2019 me rastin e sfidës kualifikuese të Europianit mes Shqipërisë dhe Francës. Investimi total vlerësohej midis 50-60 milionë eurove.

Projekti është vepër e studios italiane të arkitekturës ‘Archea Associati’, e arkitektit fiorentin Marco Casamonti. Ai përfshinte ruajtjen e fasadës origjinale monumentale të stadiumit të mëparshëm falë një ndërhyrjeje filologjike restauruese, e kryer nga kompania fiorentine ‘Tacheolab’.

“Arena Kombëtare” mund të strehojë deri në 22.500 spektatorë, ka pamje moderne dhe një kullë në qoshe, një hotel me 80 dhoma, një zonë të madhe tregtare dhe parking nëntokësor. Të katër tribunat kanë emrat e ish-futbollistëve të njohur shqiptarë: Panajot Pano nga Partizani, Fatmir Frashëri nga KF Tirana dhe Vasillaq Zëri nga Dinamo Tirana, si dhe flamujt e klubeve vendase.

Tirana, si të shkosh në stadium
Për tifozët do të jetë e lehtë të arrijnë në stadium, i cili ndodhet në qendër të kryeqytetit, në një zonë të lidhur mirë me transportin publik dhe lehtësisht të arritshme në këmbë nga sheshi ‘Skënderbej’, në zemër të qytetit. Aeroporti është rreth 25 kilometra larg stadiumit, por me rrugë të mirë.

Zgjidhja më e lirë (2 euro) për të arritur nga aeroporti pranë stadiumit është transporti. Ky autobus i quajtur “Rinass Express” funksionon 12 orë në ditë, nga ora 6 deri në 18, dhe ju mundëson të arrini lehtësisht në qendër të qytetit të Tiranës”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit