Prezantim e stërvitje, Realdo Fili nis jetën gjirokastrite

5 Janar 2019
20:09
back button

Realdo Fili është zyrtarisht futbollist i Luftëtarit, sepse sot ka firmosur për bluzinjtë, nën praninë e menaxherit të tij Elton Marini.

Anësori ofensiv ka mbyllur aventurën aspak të këndshme në Korcë, ku luajti shumë për Skënderbeun, ndërsa tani luan një shans të madh për karrierën e vet, sepse është 22 vjeç dhe i duhet të luajë rregullisht, pas luhatjeve mes Partizanit, Kamzës e Skënderbeut.

Fili ka firmosur kontratë 1.5-vjeçare dhe pritet të luajë rregullisht, edhe për faktin se Luftëtari ka humbur lojtarë me shumë peshë si Rroca e Shkurtaj këtë janar, të cilët kanë varfëruar ndjeshëm një repart ku sezonin e shkuar bënin pjesë edhe yje si Abazaj e Dejvi Bregu.

Pas prezantimit, Fili ka dalë në stërvitje, duke u takuar edhe me shokët e tij të rinj, ndërkohë që Luftëtari pret përforcime të tjera.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit