Prezantim stafi dhe të rinj në provë, Luftëtari nis nga puna

29 Korrik 2019
10:36
Eraldo Harlicaj
back button

Luftëtari do të nisë të marrë formë dhe do të prezantojë stafin e ri teknik. Gjirokastritët do të punojnë nën drejtimin e Klevis Dalipit si trajner, ndërsa drejtor teknik do të jetë Klodian Duro. I pari nuk ka marrë një pankinë që pas largimit nga Partizani, ndërsa i dyti që kur u largua nga skuadra e Kamzës. 

Drejtori sportiv i ri i klubit është Artur Dade, ky i fundit ka nisur nga puna dhe do të prezantojë sot stafin teknik. Bëhet me dije se skuadra e Luftëtarit ka nisur dhe rekrutimin e disa futbollistëve të rinj në moshë në mënyrë që skuadra të marrë formë. 

Ekipi gjirokastrit është në dilema të mëdha, pasi nuk i dihet se si do të shkojë situata. Klubi është në pikëpyetje të mëdha, pasi rrezikon dhe rënien nga Kategoria. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit