Prezantimi i De Jong, veprimi i Bartomeut shtangu të dashurën e holandezit

6 Korrik 2019
15:10
back button

Frenkie de Jong u prezantua këtë javë te Barcelona, pas transferimit të tij që në fakt ishte kryer që në janar, kur Barça mbylli gjithçka me Ajax dhe e la deri në fund të sezonit në Holandë.

Në prezantimin e tij ishte e pranishme edhe e dashura e tij, Mikky Kiemeney, e cila mbeti e impresionuar nga pritja e 20.000 tifozëve për mesfushorin, ndërsa natyrisht bëri edhe fotot e rastit me De Jong.

Gjatë momentit të fotografive ra në sy një veprim i çuditshëm i presidentit të Barcelonës Josep Maria Bartomeu, i cili thuajse vrapoi drejt çiftit dhe i hoqi nga krahu çantën të dashurës së mesfushorit të sapoblerë.

Mikky nuk e kuptoi fillimisht, duke u shtangur nga vrulli i Bartomeut, por në të vërtetë ekziston një shpjegim logjik. 

Çanta ishte e markës Dior dhe dihet që Nike është sponsori i Barcelonës, ndaj nuk lejohet që të reklamohen kompani të tjera gjatë prezantimit të futbollistëve. Për këtë arsye, Bartomeu nxitoi, për të mos krijuar ndonjë incident diplomatik për një çantë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit