Prezantohen trajnerët e kombëtareve, Afrim Bilali në krye të meshkujve

27 Shkurt 2019
17:32
Telesport
back button

Gjatë një konference për shtyp të zhvilluar sot pasdite në mjediset e sallës së lojërave me dorë “Feti Borova” në kryeqytet, Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) ka prezantuar trajnerët e ekipeve kombëtare. Duke nisur nga ajo e të rriturve për meshkuj e më pas me ato U-20 djem si dhe U-18 e U-16 për djem dhe vajza.

Pas shumë vitesh, në krye të ekipit kombëtar rikthehet një trajner shqiptar. Bëhet fjalë për Afrim Bilalin, një prej basketbollistëve më të mirë shqiptarë në vitet 2000, që ka shkëlqyer në parket si lojtar. Prej disa vitesh ai ka nisur karrierën si trajner dhe tashmë presidenti Avni Ponari i ka besuar detyrën e trajnerit të të rriturve.

Te kombëtaret e moshave për vajza, në drejtim të ekipit U-18 ëhstë Mirza Alibegaj, ndërsa në kombëtaren U-16 është Ledina Koçi. Ekipi kombëtar U-20  për djem do të drejtohet nga një amerikan, Will Holland, ndërsa kombëtarja U-18 nga Melsin Lazimi. Një malazez do të drejtojë kombëtaren U-16 për djem, Aleksandar Curovic.

Trajnerët e ekipeve kombëtare

Tërritur: Afrim Bilali

U-20 djem: Will Holland

U-18 djem: Melsin Lazini

U-18 vajza: Mirza Alibegaj

U-16 djem: Aleksandar Curovic

U-16 vajza: Ledina Koçi

Lajme të tjera

Lajmet e fundit