Prezantohet Sarri: Kurorëzoj karrierën time te Juventusi, ekipi më i rëndësishëm italian!

20 Qershor 2019
11:15
Anton Cicani
back button

Sapo ka nisur konferenca për shtyp e Maurizio Sarrit, trajnerit të ri të Juventusit, që sot do të rrëfehet në lidhje me shumë tematika, nga joshja bardhezi, te Chelsea, Napoli, "tradhëtia" e kështu me rradhë… Ish-trajneri i Chelseat, fitues i Europa League, kthehet në Itali pas vetëm 1 viti mungesë, teksa la Napolin që e kishte drejtuar për katër sezone.

"Jam i kënaqur që ndodhem këtu sot! Jam në dispozicion për të gjitha pyetjet tuaja dhe kuriozitete për t'iu dhënë informacione. Sa mundem, sigurisht! Juventusi më dha mundësinë që të kthehesha në Itali dhe po flasim për klubin më të rëndësishëm".

"Ky është kurorëzim i karrierës time, që nuk ka qenë aspak e lehtë, për ato që kam kaluar".

"Kurrë nuk kam parë në 30 vjet karrierë një klub që të më kërkojë kaq fort sa Juventusi. Më befasoi kjo gjë që Juventusi ishte kaq kompakt, me drejtues të bindur dhe me një sjellje të vendosur".

"Kemi përpara një rrugëtim të gjatë. Nuk flasim për aspekt moral, por strukture dhe organizimi. Do të jetë një ecuri dhe rrugëtim i gjatë. Sigurisht, duke xhiruar nëpër stadiume në Angli kupton se sa ndryshojmë ne në Itali. Aty është e rrethuar nga fëmijët edhe pankina…".

"Kemi një avantazh të vogël sepse Juventusi ka mentalitet dhe sidomos seriozitet. Në Angli rezultati është i rëndësishëm, por jo kaq sa këtu në Itali. Aty rrezikojnë ekipet dhe luajnë hapur, sepse nuk e kanë frikë rezultatin negativ".

"Italia ka ndryshuar dhe këtë sezon do të shohim trajnerë të mëdhenj. Rikthimi i Conte te Interi, Giampaolo që e konsideroj një nga trajnerët më të talentuar në botë dhe që më në fund ka mundësinë të tregojë veten në një klub të madh. Ancelotti te Napoli, Fonseca te Roma… Ekziston mundësia që të shohim gjëra interesante".

Sakaq, tifozët duan Champions League dhe gazetari e pyet Sarrin: "Çfarë pres? Të zgjohem në mëngjes dhe të mendoj të fitoj ndeshjet. Nuk është e thënë dhe e detyruar, sepse ndryshe është më keq. Sigurisht, Juventusi ka detyrim të bëjë mirë në Champions me objektivin për të fituar. Por, duhet të dijë që 8-9 skuadra kanë të njëjtin objektiv dhe duhet pranuar realiteti".

"Përgjegjësia më e madhe është titulli në Itali, sepse Champions është një ëndërr dhe niveli i vështirësisë është i jashtëzakonshëm".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit