Prezantohet Yamaha Petronas, Rossi: Nuk heq dorë nga titulli

1 Mars 2021
11:58
Telesport
back button

Është prezantuar sot motori Yamaha Petronas, motori satelit i Yamaha, ku këtë sezon do të garojë ikona italiane e MotoGP, Valentino Rossi. Ai do të ketë si shok skuadre patriotin e tij Franco Mordibelli, një dyshe që synon një paraqitje të mirë këtë sezon.

Viti 2021 do të jetë një sfidë e re për mua. Objektivi im është të paraqitem mirë edhe me motorin satelit të Yamaha. Jam i lumtur për këtë aventurë të re dhe mezi pres të shoh veten në testet dimërore. Më pëlqejnë shumë ngjyrat e motorit të ri”, tha Rossi.

Dua të dueloj për të fituar garën e Botërorin, të ngjitem sa më shpesh në podium, të jem kompetitiv dhe ta mbyll këtë sezon sa më mirë të jetë e mundur. Vitet e fundit, motori Petronas ka qenë shumë kompetitiv, ndaj do të jetë një sfidë argëtuese”, u shpreh Rossi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit