Prezantuesja shqiptare në Sanremo nën sytë e Cristiano Ronaldos?

14 Janar 2020
16:46
back button

Sanremo në Itali është si një finale Champions League. Festivali i këngës italiane, një traditë e cila vazhdon prej dekadash, do të “rihapë dyert” e sallës Ariston, teksa mes të ftuarve do të jetë edhe prezantuesja shqiptare, Alketa Vejsiu, që prezantoi Festivalin Kombëtar në Shqipëri pak kohë më parë.

Vejsiu do të jetë në skenë bashkë me Georgina Rodriguez, të fejuarën spanjolle të Cristiano Ronaldos, i cili sipas “Gazzetta dello Sport” mund të ulet në radhën e parë të sallës për të ndjekur spektaklin. Prezantuesi Amadues do të ketë dhjetë femra të bukura në skenë, ndërsa gjithashtu pritet të jetë edhe e fejuara e Valentino Rossit, Francesca Sofia Novello, por edhe gazetaren e DAZN, Diletta Leotta. Monica Belluçi, Rula Jebreal, Antonella Clerici dhe Laura Chimento, Sabrina Salerno gjithashtu do të jenë pjesë e spektaklit që do të nisë më 4 shkurt deri më 8 shkurt!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit