Primoz Roglic “tris”, çiklisti slloven fiton për të tretin vit radhazi Vueltën e Spanjës

6 Shtator 2021
11:28
Telesport
back button

Çiklisti slloven Primoz Roglic (garon me skuadrën Jumbo-Visma) është shpallur fitues i Vueltës së Spanjës, turneu i tretë i madh në sportin e çiklizmit pas Turit të Francës dhe Xhiros së Italisë. Ky është edicioni i tretë radhazi që Roglic fiton këtë turne.

Ai dha kohën e përgjithshme 83h55’29”, duke lënë pas spanjollin Enric Mas me +4;42”. Ndërsa i treti u klasifikua neozelandezi Jack Haig, me +7’40”. Një triumf i merituar i Roglic, që në këtë edicion fitoi 4 etapa, përfshi atë të hapjes dhe të fundit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit