Princesha e Spanjës e dashuruar me mesfushorin e kombëtares, ka një dosje me fotot e tij

30 Nëntor 2022
9:30
Telesport
back button

Mesfushori i kombëtares spanjolle Pablo Martin Pez Gavira, i njohur nga të gjithë si Gavi, ka magjepsur të gjithë në botërorin që po zhvillohet në Katar. Ai është një titullar i paprekshëm në skuadrën e trajnerit Luis Enrique edhe pse është vetëm 18 vjeç.

Talenti i Barcelonës ka shumë admirues e njëra prej tyre vjen nga familja mbretërore spanjolle. Siç konfirmojnë mediat spanjolle princesha Leonor, vajza e mbretit Filipi VI, po ndjek me shumë vëmendje atë që po ndodh në Katar. Ajo është një adoleshente (17 vjeçe) e apasionuar pas futbollit dhe tifoze e Barcelonës.

Mbi të gjitha duket se është e dashuruar me mesfushorin Gavi. “Në shkollë ka një dosje të mbushur me foto të Gavi”, thonë shoqet e saj në mediat spanjolle. Gjatë një takimi mes futbollistit dhe mbretit të Spanjës, mesfushori i bëri dhuratë një fanellë, që ishte paksa e vogël për të. Pra, ndoshta dhurata nuk ishte për Mbretin, por për Leonor…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit