“Princi George mund të luajë me Anglinë dhe të mundë Italinë”

22 Korrik 2021
15:20
Alfred Lleshi
back button

Familja mbretërore britanike është e njohur për pasionin e saj për futbollin. Duka i Kembrixhit, William, një tifoz i njohur i Aston Villa-s, foli për këtë në podcast-in e Peter Crouch. Duka, megjithatë, shkoi më tej, duke folur edhe për djalin e tij, George, dhe të ardhmen e tij të mundshme në futboll:

“Ai mund të luajë futboll dhe t’i kryejë detyrat e tij si princ. George mund të luajë për Aston Villa dhe të bëhej shënuesi më i mirë në historinë e këtij klubi. Po ashtu, mund të luajë me kombëtaren angleze dhe të mundë Italinë”.

Fjalët e William kanë ndezur bastvënësit, që kanë rezervuar kuota të veçanta. Sipas Ladbrokes, George kuotohet 500/1 për të luajtur me Anglinë një ditë dhe 1000/1 për t’u bërë shënuesi më i mirë në historinë e Aston Villa.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit