Prishtina “eliminon” një rival për titull, finalja e madhe në horizont

11 Maj 2019
18:41
back button

Java e 31-të e Superligës së Kosovës ofronte një super ndeshje, sepse Prishtina priste Llapin, dy prej skuadrave më të mira në Kosovë.

Triumfoi 1-0 Prishtina, me një gol shënuar nga Pefqeli në minutat e fundit të një sfide emocionuese, por edhe me polemika për një gol të rregullt anuluar Prishtinës, për pozicion jashtë loje që nuk ishte i tillë. 

Një fitore e madhe për Prishtinën, që në këtë mënyrë eliminon nga gara për titull Llapin dhe sheh nga finalja e madhe kundër Feronikelit në javën e fundit të kampionatit. 

Feronikeli është i pari dhe mbetet favorit, por Prishtina ka ekip cilësor dhe shumë eksperiencë. Përveç kësaj, para finales së madhe Feronikeli duhet të vizitojë Llapin dhe nuk do të jetë shëtitje. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit