Prishtina nuk fal Feronikelin, titulli kampion është i hapur

29 Qershor 2020
21:12
Eraldo Harlicaj
back button

Prishtina nuk ka gabuar në shtëpi përballë Feronikelit duke fituar me rezultatin 3-1. Djemtë e Armend Dallkut mposhtën kampionët në fuqi duke mbajtur gjallë garën për titullin kampion.

Ish-sulmuesi i Skënderbeut, Otto John, gjeti golën që në minutën e 11′, Dabiqaj barazoi vetëm dy minuta më vonë për 1-1. U mendua se pjesa e parë do të mbyllej në barazim, por ishte Makenda që gjeti golin në minutën e 45’+1′.

Pjesa e dytë pati dhe një tjetër gol, pasi Januzi vulosi rezultatin në 3-1 në minutën e 57′. Prishtina tani merr sërish vendin e dytë me 54 pikë, 4 më pak se Drita e vendit të parë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit