“Prisja të bëja më shumë pritje, por Liverpool…” Portieri i Real Madrid komenton suksesin dhe pastaj flet edhe për Vinicius

7 Prill 2021
17:40
Telesport
back button

Real Madrid në Champions League dihet që zbret gjithmonë në fushë pa frikë dhe i sigurtë në faktin se historia flet dhe veprat janë 13 Liga Kampionësh të ngritura në qiell…

Kështu që ndaj Liverpool paraqitja dominuese thuajse ishte diçka e pashmangshme.

Thibaut Courtois analizoi për mediat triumfin ndaj kampionëve të Anglisë.

“Jemi shumë të kënaqur me ndeshjen që zhvilluam. Liverpool është një skuadër e madhe, por u mbrojtëm shumë mirë. Ata patën fat te goli që shënuan, por ne reaguam mirë dhe realizuam edhe golin e tretë.

E dimë që do të jetë e vështirë në ndeshjen e kthimit, por besojmë se do të kualifikohemi. Ata janë tepër të fortë në fushën e tyre, por mund t’ia dalim të kalojmë në gjysmëfinale.

Sekreti ynë? E pranoj që prisja të bëja më shumë pritje, por u treguam fantastikë në prapavijë. E njohim shumë mirë njëri-tjetrin, kjo vjen nga puna e përditshme në stërvitje.

Mëkat që pësuam atë gol, pasi ishim shumë të organizuar në mbrojtje.

Jam shumë i lumtur që shënuan Vinicius dhe Asensio. Ka raste kur kritikohemi shumë, por njerëzit e harrojnë që po luftojmë në të gjithë frontet.

Duam të fitojmë trofe. Tani është radha të tregojmë potencialin tonë në El Clasico, më pas vjen ndeshja e kthimit kundër Liverpool“, deklaroi portieri belg i kampionëve të Spanjës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit