Pritej të largohej, Man United vendos të rinovojë me mesfushorin

13 Janar 2020
21:40
back button

Manchester United mund të vendosë të rinovojë kontratën e Nemanja Matic për shkak të dëmtimeve të shumta që kanë goditur mesfushën e skuadrës.

Djajtë e Kuq ishin gati ta linin serbin të largohej këtë muaj për të mos e humbur me parametra zero në fund të sezonit.

Megjithatë, dëmtimet e shumta në pozicionin e tij mund ta mbajnë Matic deri në fund të sezonit në Old Trafford.

Drejtuesit e United nuk duan ta humbasin me parametra zero dhe mund të shfrytëzojnë opsionin e rinovimit për edhe një vit tjetër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit