Pritet firma, mbrojtësi kuqezi “martohet” për 4 vite me gjigantët e Selanikut

21 Qershor 2019
14:29
Alfred Lleshi
back button

PAOK ka mbyllur marrëveshjen me mbrojtësin qendror 21-vjeçar të Panetolikos. Fjala është për lojtarin tonë kuqezi, Enea Mihaj. 

Ky i fundit do të nënshkruajë ditët e ardhshme me Kampionët e Greqisë. Shqiptari do të firmosë kontratë 4-vjeçare, ndërsa zyrtarizimi do të shpallet nga PAOK javën e ardhshme. Kjo nuk është hera e parë që klubi i njohur i Selanikut interesohej për 21-vjeçarin. 

Kësaj here bisdeimet janë shumë të avancuara dhe shumë shpejt pritet që Mihaj të vishet zyrtarisht me ngjyrat bardhë e zi. Pra, do të transferohet nga Agrinio në Selanik, duke kompletuar kuartetin e qendrës së mbrojtjes së PAOK-ut, me Varela, Crespo dhe Ingkason. 

Mihaj në dy sezonet e fundit ka qenë lojtar kyç te Panaitolikos, skuadër me të cilën ka regjistruar 49 ndeshje si profesionist. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit