Pritja mori fund! Zbulohet fanella e re e Milanit, ka ndryshime thelbësore në të

4 Korrik 2022
9:51
Alfred Lleshi
back button

Pritja ka marrë fund për tifozët e Milanit, të cilët tani mund të njihen me fanellën e re të shtëpisë, që do të karakterizojë sezonin 2022-2023, e cila do të vishet nga kampionët në fuqi të Italisë.

Klubi milanez dhe marka PUMA prezantuan produktin në fjalë dhe sigurisht që risia nuk mungon. Siç shihet edhe nga njoftimi për shtyp, vijat ikonë bien në sy në një bazë të zezë dhe fitimi i kampionatit nuk përfaqësohet më nga “Scudetto” në gjoks, por me një trengjyrësh në pjesën e fundit të dy mëngëve.

“Baza e zezë kornizon vijat ikonë të kuqezinjve në një interpretim progresiv të identitetit të Milanit. Fanella përmban trengjyrëshin italian në buzë të mëngëve dhe fjalën ‘Semper Milan’ në anën e pasme”.

Qëllimi i fanellës së re është të bashkojë brezat e shumtë të lidhur nga pasioni me ngjyrat kuqezi: “Fanella e re bashkon shumë gjenerata të kuqezinjve përmes dashurisë së tyre të përbashkët për ekipin, pasi ajo gjithmonë ka përfaqësuar diçka unike.

Fanella e këtij viti është me stil dhe bukuri, çka e bën Milanin të veçantë. Nga trashëgimia historike te risitë e reja, klubi është një simbol i përsosmërisë në botën e futbollit. Milani është një qëndrim që shpreh se si është ndryshe ky qytet”.

Ekzistojnë dy versione të disponueshme në treg: Authentic, ultra-light dhe Replica, i përbërë nga 100% poliestër e ricikluar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit