Problem për Havertz, futbollisti i vendos kusht Chelseas

12 Korrik 2020
10:53
Eraldo Harlicaj
back button

Chelsea do të rrëmbejë në skuadër Kai Havertz, por u ka dalë një pengesë e papritur. Bayer Leverkusen nuk mund ta mbajë, pasi futbollisti dëshiron që sezonin e ardhshëm të luajë në Champions Leagues.

Bild shkruan se një problem të tillë mund ta ketë dhe Chelsea. Blutë e Londrës duhet të kualifikohen për kompeticionin e kupës veshgjatë në mënyrë që të bindin sado pak talentin e madh të Gjermanisë.

Kryeredaktori i BILD, Christian Falk, bën me dije se lojtari u ka thënë “Aspirinave” se dëshiron  të largohet, sepse Leverkusen nuk u kualifikua në Champions League. Mbetet për t’u parë nëse të besuarit e Frank Lampard do t’ia arrijnë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit