Probleme edhe për legjendën Cafu, i sekuestrohen 5 prona

16 Korrik 2019
9:45
back button

Lajme të këqija edhe për Marcos Cafu. Ish-mbrojtësi Romas dhe Milanit pati krijuar një kompani për prokurimin e sportistëve në vitin 2004, së bashku me gruan e tij, Reginan, po huat dhe borxhet e pashlyera kanë bërë që gjykata të japë vendimin për sekuestrimin e 5 pronave të tij.

Sipas medieve në Brazil bëhet fjalë për borxhe milionëshe dhe 49-vjeçare rrezikon të humbasë edhe 15 prona të tjera në proceset e ardhshme gjyqësore.

Në lidhje me këto ngjarje Cafu tha: “Është problemi im personal. Mund të jap pronat e mia, makinat e mia, shtëpitë e mia, mund të jap çfarë të dua për të shlyer borxhet.”

Kujtojmë që mbrojtësi ka dalë dy herë kampion bote me Brazilin në vitin 1994 dhe 2002. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit