Probleme me zemrën pas Covid-it, lajm i keq për yllin e Bayern Munich

14 Janar 2022
13:55
Alfred Lleshi
back button

Lajm i keq për Bayern Munich. Trajneri Julian Nagelsmann, i cili foli në konferencën për shtyp, zbuloi gjendjen shëndetësore të Alphonso Davies. Kanadezi, i ndalur nga Covid-19, nuk do të kthehet menjëherë në fushat e Bundesligës:

“Gjatë testeve që bëmë te çdo lojtar i infektuar me koronavirus, kemi gjetur shenja të miokarditit të lehtë tek Davies. Domethënë miokardit”.  Trajneri më pas shtoi: “Ai është pezulluar nga stërvitjet deri në një njoftim tjetër dhe nuk do të jetë i disponueshëm në ndeshjet e ardhshme. Davies do të duhet të shërohet dhe sigurisht që do të marrë pak kohë”.

Covid-19 është një shkaktar i zakonshëm i miokarditit, inflamacion i miokardit, që është indi muskulor i zemrës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit