Probleme për Ancelotti-n, ylli i Napoli-t përgatit largimin

12 Mars 2019
16:48
Denis Hakanaj
back button

Për Lorenzo Insigne-n, kapiteni i Napoli-t, duket se ka ardhur momenti i së vërtetës. 28-vjeçari është i tunduar nga dëshira për të provuar një aventurë të re dhe të tregojë cilësitë e tij jashtë Italisë. 

I rënduar nga pesha e shirtit të kapitenit pas lamtumirës së Marek Hamsik dhe nga kritikat e shumta të tifzoëve sa herë që bën një gabim, Lorenzo mund të vendosë të largohet nga qyteti i tij qershorin e ardhshëm. 

Mino Raiola do të bëhet zyrtarisht menaxheri i tij në prill dhe surprizat nuk mund të përjashtohen. Sipas të përditshmes "Il Mattino", super menaxheri ka filluar të përgatitë terrenin për largimin e Lorenzo-s nga Napoli. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit