Probleme për City-n, pandemia mund ta kthejë në realitet makthin

10 Maj 2020
20:59
Denis Hakanaj
back button

Manchester City është në ankth për apelin e bërë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) për përjashtimin dyvjeçar nga kompeticionet europiane për shkak të shkeljeve të Fair Play-t Financiar.

Klubi anglez e ka paraqitur kërkesën për rishqyrtimin e çështjes pak ditë pas ndëshkimit të UEFA-s, por pandemia Covid-19 ka ngadalësuar punën e gjykatave dhe çështja nuk do të shqyrtohet para korrikut: një problem për shkak të situatës akoma të pasigurt në Premier League.

Në rast se kampionati anglez nuk do të rifillojë, në fakt, Football Association do të lajmëronte menjëherë emrat e skuadrave të kualifikuara në edicionet e ardhshme të komepticioneve europiane dhe, pa vendimin e CAS-it, Qytetarët do të rrezikonin të mos merrnin pjesë në Champions League 2020/21.

Manchester City është në vendin e dytë të renditjes, por skuadra e Guardiola-s është nën ndëshkimin e UEFA-s për momentin dhe për këtë arsye, siç ka shkruar Mirror, avokatët e klubit po mendojnë për një hipotezë të dytë: ngrirja e ndëshkimit në pritje të vendimit të apelit.

Një zgjidhje pothuasje e detyruar për City-n edhe për sa i takon merkatos: shqetësimi i De Bruyne (“Dy vite pa Champions janë shumë”) nuk është i izoluar brenda ekipit dhe rreziku është ai i një largimi në masë të yjeve të Qytetarëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit