Mundo Deportivo ka bërë të ditur se Diego Costa, sulmuesi i Atletico Madrid, do të duhet të paraqitet në gjykatë më 4 qershor, për t’iu përgjigjur akuzave për evazion fiksal.
Gjithçka, ka shpjeguar EFE, lind nga një kontratë sponsorizimi me Adidas, që Diego Costa e ka nënshkruar në fillimin e vitit 2014-të, para se të transferohej te Chelsea.
Sipas autoriteteve spanjolle, vlera e plotë e kontratës duhej të ishte deklaruar në Spanjë, duke parë se gjashtë muaj pas nënshkrimit të saj, Costa ka qenë me banim në Madrid.
Akuza kërkon gjashtë muaj burg dhe një gjibë gjysmë milionë euro. Megjithatë, si shumë kolegë të tij, sulmuesi nuk do ta shlyerj dënimin në rast se do të dënohet.